Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, sot është interesuar për punën gjashtë vjeçare në lokalitetin arkeologjik në Ulpianë.
Fillimi i punëve gjashtë vjeçare ishte i fokusuar në gërmim, ndërkaq dy vitet e fundit arkeologët kanë punuar në konservim e restaurim.
Në këtë vizitë Shala premtoi ndihmë për Institutin Arkeologjik të Kosovës në finalizimin e punëve në Ulpianë.
“Besoj që Ulpiana e meriton të jetë parku i parë në Kosovë si një shenjë nga më të vjetrat e identitetit tonë” ka thënë Kujtim Shala.
Veç Ulpianës, ministri Shala të martën vizitoi edhe Kalanë e Harilaçit.