Lajmet e fundit

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Istogut, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala vizitoi Vrellën e Istogut.
Në këtë të fundit u bënë gërmime me rëndësi arkeologjike për trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Pas zbulimeve të rëndësishme që bëri Instituti Arkeologjik i Kosovës, në këtë vendbanim, ministri Shala u interesua të shoh për së afërmi të gjeturat në këtë vend.
Zbulimet treguan se bëhet fjalë për një vendbanim të hershëm ku vërehen gjurmët që nga periudha e antikës së vonshme dhe të mesjetës së hershme.
Me këtë rast ministri Shala u zotua se do të vazhdoi të ndihmoi programin e Institutit të Arkeologjisë së Kosovës për sa më shumë gjurmime dhe konservim të trashëgimisë kulturore të vendit.
Ndërkaq kryetari i kësaj komune, Haki Rugova rikujtoi që Komuna e Istogut ka përkrahur punën që bën IAK, dhe tregoi që do të botohet një libër me të dhënat arkeologjike për Istogun.