Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti sot në një takim kryetarin e Bashkësisë Hebreje, Ruzhdi Shkodrën me të cilën u bisedua për bashkpunimin mes MKRS-së dhe kësaj bashkësie.
Ministri Shala u shpreh i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimi me këtë bashkësi në Kosovë në fusha me interes të përbashkët për kulturën dhe trashëgiminë kulturore.
Ndërsa Ruzhdi Shkodra kryetar i Bashkësisë Hebreje, falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që I ka dhënë kësaj bashkësie duke u zotuar që bashkëpunimi do të vazhdoi edhe në të ardhmen.