Sot në moshën 68 vjeçare, ka vdekur aktori i njohur kosovar Hadi Shehu.
Për vdekjen e aktorit të madh, familja Shehu ka marrë shumë ngushëllime, njofton Klan Kosova.
Një telegram ngushëllimi për familjen erdhi edhe nga ministri i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës Kujtim Shala.
Lexoni më poshtë telegramin e ngushëllimit të plotë nga Shala:
E nderuar familja Shehu,
Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj dhe aktorit tonë të mirënjohur, Hadi Shehut.
Ndarja nga jeta e aktorit Shehu është humbje e madhe për familjen, miqtë, artin dhe kulturën shqiptare, për teatrin dhe filmin e Kosovës, ku Hadiu kontribuoi me devotshmëri dhe la gjurmë të pashlyeshme.
Hadi Shehun dhe puna e tij e palodhshme, janë trashëgimi e vlefshme për artin dhe kulturën e tonë, andaj edhe kujtimi për të do të jetë i përhershëm.
E nderuar familja Shehu, miq të Hadiut, pranoni ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.