Lajmet e fundit

Ministri serb në detyrë i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic ka uruar gjithë myslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit.
“Ju dëshiroj që muaji në vijim të kalojë në paqe, dashuri dhe qaste të mira me të afërmit e juaj. Dëshiroj që fillimi i muajit të Ramazanit dhe festa e juaj madhështore Bajrami të shënohen në paqe, lumturi dhe gëzime. Prandaj, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ju urojë ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit”, është urimi i Todosijevic.
Ivan Todosijevic është emëruar ministër në Qeverinë Mustafa, pas dorëheqjes së shpejtë të ministres Mirjana Jevtiq./KlanKosova