Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pritet të mbajë konferencë për media pas aksionit të Policisë të zhvilluar në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.
Jozyrtarisht Klankosova.tv mëson se në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona.
Aksioni në fjalë është vazhdimësi e aksionit të 24 shkurtit 2021.
Adresimi i ministrit do të bëhet pas përfundimit të aksionit policor.
Nga Ministria e Bujqësisë thanë se për vendin dhe kohën do të njoftohen mediat, njofton Klankosova.tv.