Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook disa të dhëna mbi qarkullimin e bizneseve në muajt e parë të këtij viti.
Sipas tij, qarkullimi për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje +4.8%, raporton Klankosova.tv.
Ai thotë se këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.
Ndërkaq, ministri tha se “çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq”.
Ndaj këtyre deklarimeve ka reaguar ish-ministrja e dikasterit të njëjtë, Hykmete Bajrami.
Në një status në Facebook, ish-ministrja ka thënë se qeveria, gjegjësisht ministria e Financave, nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, “përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve”.
Ndër të tjera, ajo ka thënë se “eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022”, duke i thënë ministrit Murati se duhet të flasë edhe për këtë.
Deputetja e LDK-së i ka kërkuar përballje ministrit Murati në debat televiziv.
“E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar ajo.
Më poshtë, statusi i saj i plotë:
Minister, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta ? se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a?
Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që ju ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve.
Në mandatin e juaj:
❌Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit,
❌Bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë,
❌Bizneseve u është rritë çmimi i energjisë,
❌Bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët ? se ai i vitit 2022.
❌Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…?♀️
E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek ekonomi dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.