Lajmet e fundit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe ekspertit të ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.
“Me dhembje të thellë pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëpunëtorit dhe mikut tim Ibrahim Rexhepi. Ibra, për plot 40 vite, me pasion e profesionalizëm të paskajshëm shkruante për çështje ekonomike dhe interesin publik në përgjithësi”, ka thënë Lluka, për ish anëtarin e AKR-së, partisë që edhe ky i takon, përcjell Klan Kosova.
“Ibra do të përkujtohet gjithnjë si një gazetar frymëzues për brezat e rinj dhe për punën e kontributin e madh në fushën e gazetarisë dhe interesit publik në Kosovë”.