Lajmet e fundit

Ministri i ri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë me rastin e zgjedhjes së tij në këtë pozitë.
"Miq dhe Familjarë, në pamundësi që t'iu përgjigjem secilit personalisht për urimet e shumta për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës me kryeministër z.Haradinaj.
Ju them faleminderit për nderin dhe respektin që më bëni dhe na priftë e mbara. Do të jem bashkë në krye të detyrës. Me respekt!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.