Lajmet e fundit

Ministri i ri i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë gjatë një vizite në vizite në Sicili se duhen përmirësuar marrëveshjet me vendet nga të cilët vijnë me mijëra njerëz në mënyrë ilegale, ndërsa për këta të fundit mesazhi ishte i qartë.
“Për klandestinët mbaruan kohët e bukura. Tani duhet të bëjnë gati valixhet. Me qetësi, por duhet të ikin”, deklaroi ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini.
Ministri nuk përmendi shifra, por nëse fjalët e tij shndërrohen në realitet, mijëra refugjatë do të riatdhesohen nga Italia. Salvini nuk kurseu sulmet as për organizatat joqeveritare, që kanë shpëtuar me qindra emigrantë në det dhe më i pas zbarkojnë ata në brigjet e Italisë.
Sipas ministrit të Brendshëm, shtetet duhet të bëjnë punën e tyre dhe asnjë skafist nuk duhet të ankorojë më në brigjet italiane.