Lajmet e fundit

Pos me presidenten Vjosa Osmani, ministri për Çështje të Bashkimit Evropian të Hungarisë, Janos Boka, është takuar edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.
Nëpërmjet një postimi në “X”, Boka ka treguar temën e diskutimit me Gërvallën.
“Me Donika Gërvallën, kemi diskutuar për rrugën përpara Kosovës në procesin e integrimit në BE. Kemi bërë një bilanc të çështjeve që përcaktojnë marrëdhëniet e Hungarisë dhe Kosovës”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/presidentja-osmani-zhvillon-takimin-me-ministrin-hungarez/