Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka shprehur ngushëlime familjes Demaçi për humbjen e veprimtarit të shquar Adem Demaçi.
Gashi e vlerësoi lart kontributin e Demaçit përderisa tha se veprat dhe vlerat e tij do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë.
Baca Adem do të mbetet simbol i rezistencës, sakrificës dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës. Veprat patriotike të Bacës Adem do të mbeten të përjetshme. Kontributi i tij, vlerat e tij intelektuale, do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne. Baca Adem ishte dhe do të jetë një nga modelet më të mira të ndërtimit të kombit dhe shërbimit të atdheut.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për z. Adem Demaçi, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.
Kujtimi për Bacën Adem do të mbetet përgjithmonë.