Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka ngushëlluar familjen e artistit Rasim Thaçi-Cima me rastin e vdekjes së tij.
“Me pikëllim dhe i mërzitur mora lajmin për ndarjen nga jeta e të dashurit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima. Ndarja nga jeta e ikonës së artit komik shqiptar, Rasim Thaçi, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë ne”.
“Kultura dhe arti shqiptar ka humbur njërin ndër yjet e tij më të mëdha. Me talentin e tij depërtoi thellë në kujtesën tonë”.
“Me përkushtimin e tij të pashoq, arriti të krijojë aq shumë role sa nuk mund të numërohen dot. Ai ka qenë një model i një artisti i cili është një shkollë dhe frymëzim për artistët tjerë. Ai veproi dhe nuk u ndal edhe në kohët më të vështira nëpër të cilët kaloi populli shqiptar i Kosovës, duke treguar dashurinë që kishte ai për popullin e tij dhe guximin për idealet tona”.
“Rasim Thaçi la pas vetës një korpus të madh të krijimtarisë dhe kjo do të mbetet një gjurmë e pashlyer në kulturën dhe artin tonë. Ne do ta kujtomë me pietet veprën dhe krijimtarinë e tij.
Lamtumirë! I lehtë i qoftë dheu! Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve e të gjithë dashamirëve të Rasim Thaçit”, thuhet në telegramin e tij, transmeton Klan Kosova.