Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi po merr pjesë në Forumin Botëror të Edukimit 2018, i cili po mbahet në Londër dhe këtë vit po zhvillohet me temën “Politikat e edukimit për Revolucionin e 4-të Industrial - Përgatitja e nxënësve për sukses: të menduarit, të bërit, mirëqenia dhe të mësuarit”.
Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij forumi ku po marrin pjesë ministrat e arsimit nga shumë vende të botë, Bytyqi, ndër të tjera do të zhvillojë edhe takime me ministra të Arsimit të vendeve të ndryshme, që është një mundësi e mirë për rritjen e bashkëpunimit në arsim me vende të zhvilluara.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ministri Bytyqi ka pasur një takim me drejtoren e Byrosë Ndërkombëtare të Arsimit (UNESCO, Zvicër), DMmantsetsa Marope, me të cilën ka folur për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen e afërt, transmeton Klan Kosova.