Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, mori pjesë në aktivitetin “Ora e Kodimit”, në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku së bashku me nxënësit zbatoi në praktikë, mësimin e kodimit të programeve në internet.
Qëlllimi i këtij aktivitetit është nxitja e mësimit të shkencave kompjuterike te të rinjtë e vendit tonë, ndërsa nga data 5-13 dhjetor, po aplikohet në praktikë në 5 shkolla të Kosovës.
Me këtë rast, Bajrami, është shprehur se, me “Orën e Kodimit” po fillon një epokë e re. “
"Po jetojmë në epokën e gjeneratës së internetit, teknologjive, gjeneratës së ndërrimit të mentalitetit në shkolla, sepse shkolla jonë tani do të jetë shkollë digjitale”.
Përmes kodimit, tha ministri, do të krijomë shumë programe dhe shkollën tonë do ta bëjmë një istitucion ku përmes interenetit do ta shohim se sa e vogël është bota dhe se si ne do të mund t’i qasemi botës dhe teknologjive të reja.

“Ora e Kodimit “, po ndodhë në mbi 180 shtete me mbi 100 milion banorë dhe përkrahet nga shumë personalitete botërore, përfshirë edhe presidentin Barack Obama.
Implementues i këtij projekti në Kosovë tonë është Innovation Centre Kosovo, në bashkëpunim me ALMOOC, transmeton Klan Kosova.