Lajmet e fundit

Një ditë para vendimit të rëndësishëm që kanë për ta marrë, anëtarët e Këshillit Drejtues të universitetit të Prishtinës, janë ftuar në Ministrinë e Arsimit.
Aty kreu i këtij dikasteri, Arsim Bajrami, ka për t'iu sqaruar për rëndësinë që konkursi i dytë për rektor të dal me rezultat, njofton Klan Kosova.
Në këtë takim, për të cilin Klani mori vesh nga burime të veta, u tha që u bisedua edhe për problemet aktuale të universitetit.
E kryesuesi i Këshillit Drejtues të Universitetit, Ismet Salihu, nuk foli asgjë për takimin.
Klani ishte televizioni i vetëm edhe kur filloi e përfundoi mbledhja në rektorat. Takimi ku mori pjesë edhe Sigurd Hollinger, anëtari ndërkombëtar i Këshillit, pati dy pika të rendit të ditës.
Nga 6 kandidatët që aplikuan për rektor dy janë diskulaifikuar. Isuf Musliu për shkak se nuk kishte thirje akademike në asnjë universitet, dhe Azem Lajqi, të cilit i mungoi vërtetimi se nuk është nën hetime.
Kështu Marjan Dema, Nuredin Mestani , Afrim Hamidi dhe Xhevat Berisha janë të vetmit që të enjten do të intervistohen për postin e synuar.
Kronikë nga Dafina Jegeni.