Lajmet e fundit

Ish grevisti i minatorëve, Shyqyri Sadiku, e ka kujtuar grevën historike të minatorëve që ndodhi 33 vjet më parë, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
“Po e rikujtojmë grevën politike para 33 vjetësh. Kërkesat kanë qenë politike ta mbrojmë atë autonomi që e kishim në atë kohë, edhe ajo ka qenë gjysmake. Presionet e Serbisë filluan ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne me marsh që e filluam nga Stantërgu dolëm t’i mbrojmë të drejtat e krahinës autonome të Kosovës në atë kohë”.
“Marshi ka ndodh nga Stantërgu kemi shkuar në këmbë në Prishtinë, t’i mbrojmë parimet, por s’pati sukses ai marsh. U detyruam të marrim hapa të tjerë, më 20 shkurt të vitit 1989 filloi greva e famshme, historike e politike me kërkesa”, tha ai.
Ndiqni më poshtë rrëfimin e plotë të Shyqyri Sadikut dhe Nexhat Dedia, udhëheqës i Njësisë Biznesore i Minierës "Trepça":