Lajmet e fundit

Nisma "Mini-Shengeni" nuk është një zëvendësim i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por diçka që do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, dhe unë mbështes plotësisht këtë iniciativë.
Kështu tha sot ish-ministri i Jashtëm i Jugosllavisë, Goran Svilanoviq.
"Iniciativa e Mini- Shengenit ka një potencial të madh për të thelluar bashkëpunimin. Nuk është diçka në vend të anëtarësimit në BE. Iniciativa i përmbahet absolutisht të gjitha standardeve dhe legjislacionit dhe do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe situatën e sigurisë në këtë pjesë të botës ", tha ai, transmeton Klan Kosova.