Lajmet e fundit
Ministri në detyrë i Financave u ka premtuar minatorëve se do t'ua rrisë pagat dhe se do të angazhohet për zgjidhjen e cështjes së Trepcës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti, ka vizituar minierën e Stantërgut.
Pas takimit me minatorët, në veshje pune - me helmetë, ai ka premtuar rritje pagash dhe përmirësim të kushteve për ta, njofton Klan Kosova.
Hoti po ashtu ka siguruar ata se do të angazhohet fort për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë cështjen e kombinatit xehtaro-metalurgjik Trepça.