Lajmet e fundit

Mëngjesi i se hënës minatorët e Trepçës i gjeti jashtë minierës.
Ndërrimi i parë i kësaj ndërmarrje hyri në grevë meqë pagat e janarit nuk u dolën ende në plotëni.
Për këtë rreth 500 punëtorë të këtij ndërrimi në Stantërg e disa në Artanë zgjodhën t'i shmangen punës deri në ekzekutimin e rrogave.
Këta madje ankohen se janë lodhur nga ky trajtim meqë edhe prodhimi në muajt e fundit u dyfishua.
Pagat iu premtuan se do t`u dalin të martën, kur edhe do të dalin subvencionet e Qeverisë për financimin e rrogave të minatorëve për muajt janar e shkurt.