Lajmet e fundit
Agjencia shtetërore e lajmeve në Maqedoni MINA, e njohur si e afërt me qeverinë në Shkup, ka shkruar se “Mirsad Ndrecja është treguar qyqar kur vrau me bombë tre policët maqedonas”.

Mirsad Ndrecaj është quajtur qyqar nga agjencia maqedonase e lajmeve MINA.
Kjo agjenci, Mirsad Ndrecajt i referohet si “terrorist”, derisa shpjegon se si ai vrau me bombë tre policë maqedonas derisa po dorëzohej bashkë me disa të tjerë.
“Ky është një akt qyqar, tipik model i zakonshëm I UÇK-së, prapa shpine”, shkruan MINA agjenci e afërt me qeverinë e Gruevskit, transmeton Klan Kosova.
“Përderisa grupi i armatosur po dorëzohej, Ndrecaj qëndroi ende duke u fshehur. Me t’u kthyer policët mbrapa për të biseduar me të dorëzuarit, Ndrecaj, i njohur si komandant NATO, erdhi prapa shpinës së policisë dhe hodhi një bombë në mes tyre”, vazhdon përshkrimi i situatës nga MINA.
“Nga shpërthimi gjetën vdekjen Boban Ivanovik, Isamedin Osmani dhe Goran Ilievski, më pas një polic vrau Ndrecajn”, shkruan MINA, transmeton Klan Kosova.
Një shkrim të ngjashëm, duke e quajtur me terme të tilla Ndrecajn, e ka publikuar edhe portali Telegraf në Serbi.