Lajmet e fundit
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila sonte po merr pjesë në Gala Mbrëmjen, për ngritjen e fondeve, në Apeldoorn të Holandës.

Mimoza Kusari gjendet në një Gala Mbrëmje në Holandë. Ajo ka marrë një ftesë nga Organizata Holandeze "New Day Impact", për ngritjen e fondeve, në Apeldoorn të Holandës.
Qëllimi i kësaj mbrëmje sipas njoftimit të komunës është të ndihmohet për ndërtimin e dhjetë shtëpive në Gjakovë, për familjet të cilat jetojnë në kushte të vështira.
Kusari - Lila ka falënderuar “New Day Impact” për organizimin e kësaj mbrëmje, po ashtu edhe të gjithë pjesëmarrësit që po kontribuojnë.
“Ata që na ndihmuan të fitojmë luftën, tani na ndihmojnë të fitojmë paqen.
Sonte pata rastin të prezantoj komunën time, ngritjet dhe rëniet e saj, vuajtjet por edhe shpresën dhe optimizmin për një të ardhme më të mirë për të gjithë që jetojnë aty”.