Milwaukee Bucks ka bërë befasinë e parë në kuadër të playoff-it në NBA, duke e mposhtur nikoqirin dhe nënkampionin lindor të vitit të kaluar, Toronto Raptors, me rezultat 83-97, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër, edhe Utah Jazz kanë triumfuar si mysafir ndaj Los Angeles Clippers, me rezultat 95-97. Blake Griffin dhe Chris Paul shënuan 26, respektivisht 25 pikë për vendësit, por ishin performancat e mrekullueshme të Johnson, Hayward, Hill dhe Favors ato që ia mundësuan këtë fitore skuadrës nga Utah.
San Antonio Spurs kanë fituar 112-82 në ndeshjen e parë të serisë së tyre kundër Memphis Grizzlies. Kawhi Leonard 32 pikë kontriboi në fitoren e skuadrës nga Teksasi. Po aq pikë për Memphis shënoi edhe Mark Gasol.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.