Lajmet e fundit

Erdhi të martën me gjithë familjen në oborrin gjykatës.
Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja po shpresonte se këtë ditë do t’i shqiptohej dënimi personit që para një viti e sulmoi me thikë në vendin e punës.
Mirëpo, në kohën e caktuar nga Gjykata për të shpall vendimin, në sallë nuk ishte vet gjykatësja Shpresa Hyseni,njofton Klan Kosova.
Njëri nga anëtarët e trupit gjykues I njoftoi palët se seanca nuk do të mbahej për shkak se gjykatësja ishte në Beograd në shoqërimin e bashkëshortit të saj në operim.
Shtyrja e shpalljes së fajësisë për njeriun që gati i mori jetën Milot Hasimes e zhgënjeu atë.
Kjo ishte hera e tretë që shtyhej seanca.
Muajin e kaluar ajo nuk u mbajt sepse gjyqtarja Shpresa Hyseni ishte e zënë duke marrë vendimin përfundimtar për një rast tjetër.
Ndërkaq, herën e parë ajo nuk u mbajt për shkak se mjekët vonuan rezultatin e superexpertizës të cilën e kishte kërkuar mbrojtja e të akuzuarit.
Kryetari I Gjykatës Themelore Hamdi Ibrahimi, përmes telefonit, tha për Klan Kosovën, se Gjyqtarja duhet të lajmëroj palët nëse seanca e paracaktuar shtyhet për shkaqe të arsyeshme. E këtë punë nuk e kishte bërë gjyqtarja Hyseni.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.