Lajmet e fundit

Dihet që kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është i pakënaqur me mënyrën se si është zbatuar marrëveshja e tyre me Partinë Socialiste.
Ai thotë se PS u ka dhënë vetëm thërrime, nja dy drejtori që po shkrihen.
Duke folur për GSH, Milo shpreson që PS dhe Rama të mos e menderosin sërish me PDS-në tani pas zgjedhjeve.
“Këtë herë do ishte e tepërt ta bënin për herë të dytë, sepse mendoj se një fjalë që kam përdorur kur nisëm negociatat për zgjedhjet vendore që deri në atë kohë e kishin (më fal për shprehjen) dhjerë, në marrëdhënie me ne, frazë që e kam përdorur në takimin zyrtar, nuk besoj se do e dhjesin për herë të dytë”.
I pyetur për punën e qeverisë, Milo thotë se ajo nuk ka personalitete.
“Qeveria e PD ka vepruar si një repart ushtarak, që ka një komandant, të cilit nuk i bëhet fjala dysh dhe që nuk guxon askush që t’i bëjë qoftë edhe vërejtjen më të vogël”./Mapo.al