Lajmet e fundit

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq e ka fituar votëbesimin në Kuvend, pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda koalicionit qeverisës dhe presionit nga opozita mbi ofertën për anëtarësimin në NATO të këtij vendi.
Qeveria e kryeministrit Milo Gjukanoviq, e cili është në një mosmarrëveshje me një nga shtatë partitë e koalicionit, të mërkurën ka fituar mbështetje nga një parti e vogël opozitare.
Partia Pozitive në këmbim kërkoi që opozita të marrë pjesë në organizimin e zgjedhjeve gjatë këtij viti, raportojnë mediat malazeze, përcjellë Klan Kosova.