Lajmet e fundit
Nënkryetari i Federatës Gjermane të Futbollit Rainer Milkoreit është dekoruar sot nga presidentja, Atifete Jahjaga me medaljen ambasador i nderit.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka dekoruar nënkryetarin e Federatës Gjermane të Futbollit, Rainer Milkoreit me medaljen ambasador i nderit.
Ajo falenderoi gjermanin për pëkrahjen që i ka dhënë futbollit kosovar dhe shtoi se kjo ka ardhur në kohën që ka qenë mëse e nevojshme.
Në anën tjetër, Milkoreit tha se nderi që po i bëhet nuk do të jetë vetëm i tij por i tërë Federatës Gjermane të Futbollit./Klan Kosova.