Lajmet e fundit

Militantët e PDSH-së në Maqedoni kanë thënë se nuk do ta lejojnë kurrë largimin e liderit të kësaj partie.
"Kurrë nuk do të lejojmë që Menduh Thaçi, lideri i ynë të largohet nga PDSH. Nëse ai largohet, largohem edhe unë. Jemi mbi 35 mijë shqiponja që kurrë nuk shuhemi dhe nuk mposhtemi.
Këtë e kemi dëshmuar dhe do ta dëshmojmë. Jemi në një moment kur të gjithë na u vërsulën ,por do të dalim më të fortë", ka thënë njëri nga militantët e kësaj partie Alban Kurtishi.
Këto reagime janë të vazhdueshme mes aktivistëve të kësaj partie, e cila në zgjedhjet e 11 dhjetorit mori 2 deputetë, duke pësuar një rënie të theksuar dhe që rrezikon të ardhmen e saj.
Thaçi papritur paralajmëroi dorëheqjen e parevokueshme nga kreu i partisë, por menjëherë shpërthyen reagime, duke mos pranuar dorëheqjen e tij, transmetojnë mediet e maqedonase, shkruan Zhurnal.