Lajmet e fundit

Kjo kohë është rezervuar për videoklipin e këngës së re “BB Talk” të Miley Cyrus – e cila e shfaq ish yllin e Disney të veshur si një bebe gjigante.
Në këtë videoklip, i cili është publikuar dje, shihet Miley duke luajtur me këmbët e saj dhe duke u rrotulluar në dysheme.
Po ashtu ajo shfaqet duke luajtur në një shtrat fëmijësh, e ulur në një karrige të lartë dhe duke e mbajtur një rosë në vaskë.
Natyrisht, ky videoklip nuk do të duhej parë si një surprizë, meqë ajo ka marrë pjesë në regjinë e tij – dhe kjo nënkupton se i gjithë vizioni i saj i çuditshëm është jetësuar.