Lajmet e fundit

Ish i dashuri i Miley Cyrus – Patrick Schwarzenegger, po vjen si një top shkatërrues për ta prishur marrëdhënien e saj me Liam Hemsworth.
Bëhet e ditur se ky i fundit i ka zbuluar disa mesazhe tekstuale nga Patrick në telefonin e këngëtares 23-vjeçare dhe është “çmendur” fare.
“Miley ka vazhduar të thotë se ajo më nuk ndjen asgjë për Patrick. Por Liam është shqetësuar dhe dyshon se Miley ende nuk i ka të qarta ndjenjat e saj”, thotë një burim i afërt i tyre.
Për këtë madje edhe mund të ketë të drejtë të shqetësohet, meqë sipas këtij burimi Miley ishte e dashuruar me Patrick para se ai ta tradhtonte, dhe ai do të dëshironte që të rikthehej sërish me të, transmeton Klan Kosova.