Lajmet e fundit

Edhe pse Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ende s’i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, nuk do të thotë se mes tyre s’ka dashuri!
Në fillim të kësaj jave, qarkulluan thashetheme se çifti i njohur janë martuar fshehurazi pasi Liam është parë me një unazë në gisht. Por, një burim shumë pranë tyre, ka thënë për E! News se nuk ka të bëjë asgjë me martesë, transmeton Klan Kosova.
Pas asaj unaze fshihet një tjetër sekret.
“Ai e mbanë atë unazë si një ‘premtim’ për Miley, por ata nuk janë zyrtarisht të martuar”, ka thënë burimi.
“Çifti nuk është i fokusuar në martesë këtë kohë. Ata janë të fokusuar në forcimin e dashurisë edhe më shumë”.