Lajmet e fundit

Miley Cyrus dhe Elsa Pataky kanë treguar se ato janë mikeshat më të mira duke shtuar në koleksionet e tyre tatuazhe që përputhen me njëra-tjetrën.
Artistja që i bëri tatuazhet, Lauren Winzer, ndau punën e saj në llogarinë Instagram, transmeton Klan Kosova.
Ky është tatuazhi i dytë për këngëtaren e “Wreckin Ball”.
Ndërkohë, Miley po bëhet shumë e afërt me modelen dhe aktoren Elsa, e cila është e martuar me Chris Hemsworth – kohët e fundit, duke nxitur thashetheme se është kthyer me ish-të fejuarin e saj Liam Hemsworth.
Miley më parë ka lënë të kuptohet se ajo dhe ylli i “Hunger Games” Liam, janë kthyer përsëri duke ndarë një fotografi me unazë të martesës të cilën aktori ia dha asaj në vitin 2012.
Cyrus dhe Hemsworth u takuan gjatë xhirimeve të filmit të tyre “The Last Song” në vitin 2010.
https://www.instagram.com/p/BE1BWa2yQjt/?taken-by=laurenwinzer