Lajmet e fundit

Ndarjet dhe ribashkimet nuk janë aspak surprizë për Miley Cyrus. Rrikthimi në krahët e Liam Hemswoth ishte një tronditje e vërtetë për fansat e saj, ndërsa artistja u fejua në fshehtësi.
Por teksa mediat rozë publikuan fotot për një ribashkim, është vetë Liam i cili hedh poshtë këto zëra.
“Nuk jam i fejuar, jo”, ka thënë aktori në një intervistë për një televizion australian, i pyetur rreth lidhjes së tij me këngëtaren. Sipas “Just Jared”, intervista është xhiruar më 31 mars dhe është transmetuar vetëm gjatë ditës së enjte, shkruan albeu.