Lajmet e fundit

Këngëtarja, Miley Cyrus e ka pranuar se është biseksuale. Kohëve të fundit kishte shumë thashetheme se ajo është në një lidhje me modelen, Stella Maxwell.
Ato janë bërë të pandashme ditëve të fundit.
Madje, vajzat u panë derisa dilnin së bashku nga një hotel në qytetin e Nju Jorkut, transmeton Klan Kosova.
Ylli i hitit “The Wrecking Ball” u pa e veshur me një palë pantallona ngjyrë hiri dhe një bluzë të shkurtër dhe një xhaketë nga materiali i xhindeve teksa e ndiqte nga pas modelen bionde.
Stella kishte kapur flokët lartë dhe një bluzë të bardhë dhe xhinse.
Ndërsa të dyja mbanin syze dhe buzëkuq të njejtë.
Një burim kishte deklaruar se ato janë një çift tash e sa kohë dhe në rrethin e ngushtë njihen si të tilla.
Madje i njëjti burim tha se ato edhe mbajnë duart bashkë dhe ndjehen shumë rehat më njëra tjetrën.