28.01.2019 · përditësuar para 2725 dite1 min lexim
Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth kanë bërë paraqitjen e tyre të parë, si të sapomartuar, në ngjarjen gala G’Day USA Gala, në Los Angeles.
29 vjeçari Hemsworth është nderuar në këtë ngjarje për performancat e tij në filmat “The Hunger Games” dhe “Independence Day: Resurgence”.
Ai është paraqitur i vetëm në tapetin e kuq ndërsa Cyrus ka hyrë nga një derë tjetër, transmeton Klan Kosova.
26 vjeçarja Cyrus dukej mrekullueshëm me një fustan të zi, me pjesën e dekoltesë shumë të hapur që e kishte mbuluar me disa qafore, transmeton Klan Kosova.
Aktori australian ka falenderuar bashkëshorten e tij gjatë fjalimit në këtë ngjarje.
“Falemnderit bashkëshortja ime e bukur. Ti je një engjëll shumë i ëmbël. Je e mrekullueshme, e mrekullueshme”, ka thënë ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.