Lajmet e fundit

Milani ka shënuar fitore ndaj Slavia Prague, me rezultat 4-2, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Evropës.
Ekipi mysafir nuk e nisi mirë ndeshjen pasi mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 26’, pas ndërhyrjes së Diouf, ndaj Christian Pulishiqit.
Kuqezinjtë e shfrytëzuan epërsinë numerike duke kaluar në epërsi në minutën e 34’, me anë të Olivier Giroud, të cilin e asistoi Rafael Leao me një harkim fantastik.
Megjithatë, skuadra çeke e barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë me supergolin e David Douderas.
Pak para se të mbyllej pjesa e dytë, Milani shënoi dy gola të shpejt. Fillimisht realizoi Tijani Reijnders, në minutën e 44’ për epërsinë, dhe një minutë më vonë Ruben Loftus-Cheek.
Në pjesën e dytë, Slavia Prague realizoi sërish me anë të Ivan Schranz, për rezultatin 3-2.
Teksa rossonerët e ngritën sërish epërsinë prej dy golave, me anë të Christian Pulishiq, në minutën e 85’.
Përndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave, me fillim nga ora 18:45. /Klankosova.tv.