Lajmet e fundit

Milani ka kaluar lehtësisht në raundin e katërt të Kupës së Italisë, me një performancë solide kundër Perugias, që në të vërtet nuk kanë pasur asnjë shans, sidomos pas golit të parë të shënuar nga Keisuke Honda.
Rezultati pas 90 minutave lojë ishte 2 me 0 në favor të ekipit kuqezi.
Epersinë për Milanin në minutën e 10-të e siguroi Keisuke Honda, pas një aksioni të bukur të nisur nga mbrojtësi Antonelli i pasur nga një veprim i bukur i sulmuesit Luis Adriano i cili lëshoi topin për japonezin Honda i cili lehtas konkretizoi.
Bashkëveprimi në mes dy transfereve të Milanit, Carloss Bacca dhe Luiz Adriano, solli golin e dytë për Milanin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, e shënuar nga Luiz Adriano në minutën e 29-të.