Lajmet e fundit

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim në udhëtim te Salernitana, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 17-të.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Fikayo Tomorit, në minutën e 17’, teksa vendasit e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Federico Fazios. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Antonio Candreva e dërgoi Salernitanën për herë të parë në epërsi në minutën e 63’.
Rossonerët nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në minutën e 90’, me anë të Luka Joviq.
Milani pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 33 pikë të grumbulluara, teksa Salernitana renditet në pozitën e fundit me nëntë sosh. /Klankosova.tv.