Lajmet e fundit

Gonzalo Higuain është gjithnjë e më i nervozuar në AC Milan duke mbyllur muajin nëntor pa asnjë gol për Rossonerët.
Sulmuesi argjentinas, i pezulluar në kampionat pas kartonit të kuq kundër Juventusit, nuk arriti të shënojë edhe në Ligën e Evropës të enjten, njofton Klan Kosova.
Sipas Corriere dello Sport, Milani është duke shqyrtuar mundësinë për ta shitur lojtarin në fund të këtij viti, me një mundësi blerjeje nga Juventusi me një shumë të vendosur prej 36 milionë euro.