Lajmet e fundit
Pas rezultateve të dobëta, gjigandi italian synon të ketë shef të ri skuadre dhe si duket gjahu do të jetë liga spanjolle.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, Milan është në kërkim të një menaxheri të ri.
Gazeta italiane siguroi që Pippo Inzaghi do të largohet nga San Siro, prandaj këta tre emra mund të jenë kandidatë të mundshëm për stolin milanez.
Dy prej kandidatëve tanimë drejtojnë ekipe në La Liga. I pari është Carlo Ancelotti, shefi i stolit madrilen që përfundoi një sezon shterpë. Italiani ka fituar tre tituj të Champions gjatë periudhës së tij si trajner tek gjigandi Italian. Tjetri është Unai Emery, që e çoi Sevillën në finale të Europa League.
I treti kandidat sipas të përditshmes italiane është Antonio Conte, momentalisht trajner i kombëtares italiane.