Skuadra AC Milan është duke synuar që gjatë verës ta përvetësojë sulmuesin Gareth Bale.
Sipas Don Balon, skuadra italiane planifikon që t’i ofrojë 29 vjeçarit një shumë prej 100 milionë eurosh, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se futbollisti Bale është edhe në shënjestrën e skuadrave të mëdha siç janë, Manchester United dhe Chelsea.
Bale është i pakënaqur në Real Madrid dhe mund të ndëshkohet për gjestin ofendues që ka bërë ndaj tifozëve të tij gjatë javës së kaluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.