Lajmet e fundit
Skuadra nga Serie A, Milan këtë verë është duke planifikuar që të përforcohet në të gjitha pozitat.

Jo vetëm sulmi dhe mesfusha janë synim i trajnerit të ri, Sinisa Mihajlovic, ai është duke menduar që të sjellë ndonjë lojtar edhe në repartin e mbrojtjes.
Tash për tash ai është duke menduar që në San Siro të transferojë mbrojtësin e Athletic Bilbao, Aymeric Laporte.
Laporte është në top listën e Adriano Gallianit për sezonin e ri, kështu që shumë lehtë ai mund të jetë pjesë e Milanit.