Lajmet e fundit

Skuadra italiane Milan e ka të pamundur ta kryejë transferimin e Sergej Milinkoviç-Savic nga Lazio këtë verë.
Kështu ka thënë drejtori teknik i këtij klubi, Leonardo Araujo, transmeton Klan Kosova.
Rossonerët kanë tentuar ta sjellin në San Siro sulmuesin serb, mirëpo “Fair Play Finance” nuk e lejon këtë gjë pas blerjeve të bëra më herët në këtë afat kalimtar.
“Milinkoviç-Savic është një ëndërr për shumë skuadra”.
“Ai është mesfushor fantastik që do të kishte ndihmuar mjaft shumë ekipin tone”, ka deklaruar Leonardo, pas rikthimit të Paolo Maldinit në San Siro.
Sergej Milinkoviç-Savic është pjesë e Lazios që nga sezoni 2015/16, çmimi i vendosur nga Lazio për mesfushorin është rreth 100 milion euro.