Lajmet e fundit

Skenës politike kosovare nga sot po i bashkohet edhe Partia Euroatlantike e Kosovës, e iniciuar nga deputeti Milaim Zeka.
Promovimi i Partisë ka nisur me fjalimin e Hysen Gecajt, një ish-ushtaraku, i cili ka thurur lavde për Zekën, anëtarin e deritanishëm të Nismës Socialdemokrate.
Sipas një njoftimi të PEK, partia më e re do të angazhohet për luftimin e hajnisë në Kosovë.
Por, nismëtari i themelimit të kësaj partie, deputeti Zeka, është i akuzuar për mashtrimin e mbi 900 kosovarëve me viza pune të Gjermanisë.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Haris Ademi.