Lajmet e fundit

Ish-deputeti Milaim Zeka, është liruar nga të gjitha aktuzat me të cilat ngarkohej.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Zeka, me anë të një shkrimi në Facebook.
Ai tha se për pesë vjet ka përjetuar vuajtje shpirtërore, materiale, fizike dhe morale.
"Pas 5 viteve shpirtërore, fizike, materiale, morale, sot gjykata nga një trup gjykues që vendosin mbi prova, e jo fjalë rrugësh, më ka shpallur të pafajshëm nga të gjitha pikat e akizave: mashtrim me viza, shpërlarje parash dhe shmangie nga tatimi" - tha Zeka.
"Faleminderit shumë të gjithë juve që besuat në pafajësinë time. Kurrë në jetën time nuk kam përjetuar torturë më të madhe se sa kjo e këtyre pesë viteve. Faleminderit shumë"- shtoi ai.