Lajmet e fundit

Deputeti nga NISMA, Milaim Zeka, ka vlerësuar se pjesëtarët e sistemit të drejtësisë në Kosovë ndjehen të kërcënuar.
“Çdo gjykatës dhe prokuror i drejtë në Republikën e Kosovës, në çdo sekondë e ndjen veten të rrezikuar. Ata ndjehen të rrezikuar nga mafia brenda përbrenda policisë dhe gjykatave”.
Zeka në Info Magazine ka thënë se reagimet e ashpra vijnë si pasojë e gjendjes së rëndë të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Nuk është gjuhë problematike ajo të cilën unë e kam përdorë”.
“Mendoj se momentet kur ne reagojmë përtej vetes sonë është një mënyrë për të treguar se nuk jemi robotë por jemi njerëz. Unë përmes foltores kam kërkuar vetingun, kam kërkuar filtrimin e secilit”.
Deputeti i NISMA-s gjithashtu komentoi edhe dënimin e ish-kryetarit të komunës së Lipjanit, Shukri Buja, me tre vjet burgim në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Shukri Bujën e kam shumë mik privat, por një përgjegjësi shumë të madhe për sistemin e drejtësisë e ka Shukri Buja, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Pse?!! Sepse kanë qenë pjesë të politikës”.