Lajmet e fundit

Gjendja shëndetësore e Kryesuesit të seancës konstituive, Adem Mikullovci është stabile.
Kështu ka bërë të ditur gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri i cili po përcjellë nga afër zhvillimet atje.
Sipas tij, pritet që Mikullovci ta kryesojë edhe vazhdimin e kësaj seance në orën 15:00 e cila u ndërpre nga vet ai pas hedhjes poshtë të kërkesës së koalicionit PAN për shtyrjen për dy orë të seancës, njofton Klan Kosova.