03.08.2017 · përditësuar para 3286 dite1 min lexim
Adem Mikullovci, kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, e ka mbyll seancën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët e kanë lëshuar sallën, njofton Klan Kosova.
Kjo ndodhi pasi koalicioni PAN ka kërkuar shtyrjen e pikës së rendit të ditës për votimin e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës për në orën 14:00.
Këtë kërkesë në emër të koalicionit e bëri Enver Hoxhaj nga PDK, njofton Klan Kosova.
Ndërsa kërkesa e koalicionit nuk është aprovuar në Kuvendin e Kosovës.
60 vota kanë qenë pro dhe 60 kundër.
Sipas këtyre votave kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thënë kërkesa nuk aprovohet dhe e ka mbyllur seancën.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.