Lajmet e fundit

Kryesuesi i seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës, Adem Mikullovci tashmë ka hyrë në sallën e seancave.
Mikullovci është i pari që ka zënë vend në Kuvendin e Kosovës, për të vazhduar për herën e katërt këtë seancë, njofton Klan Kosova.
Ai për këtë të hënë ka thirrur mbledhjen e kuvendit, ku pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.