Lajmet e fundit

Shefi i ri i grupit joformal "Miqtë e Serbisë" në Parlamentin Evropian, Emilian Pavel, ka thënë se shteti i tij, Rumania, duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Kjo për shkak se Bukureshti duhet ta përshtatë politikën e vetë me atë të vendeve anëtare të BE-së.
Në një intervistë për Danas, të cilën e përcjell Klan Kosova, Pavel ka thënë se shteti i tij duhet të zbatojë rezolutën e Parlamentit Evropian të vitit 2013, e cila i thërret të gjitha vendet anëtare të BE-së ta pranojnë Kosovën.